E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës letër Kurtit e Nagavcit, për Kontratën Kolektive 

- Advertisement1-

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar  SBASHK-un për angazhimet e shumta e të vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë.

Ky Union, që përfaqëson 11 milionë mësimdhënës nga e tërë Evropa, ka shprehur me deklarime publike dhe me shkresa drejtuar Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, mbështetjen e fuqishme për sindikatën anëtare të tyre.

- Advertisement -

Kështu ndodhi edhe me letrën e këtyre ditëve, nënshkruar nga kryetari i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan, drejtuar Kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci përmes të cilës ai shpreh mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un në emër të 11 milionë anëtarëve të këtij Unioni e duke shprehur kërkesa të qarta sindikale për Qeverinë që të ketë qasje të duhur ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave të tjera dhe që të funksionalizojnë Këshillin Ekonomik Social dhe të nisin me dialogun e sinqertë për të gjitha kërkesat duke nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe Kontratat Kolektive për Arsimin e Kosovës dhe me sektorët tjerë.

Kryetari Flanagan ua kujton Kurtit, Muratit e Nagavcit se Kosova është një vend kandidat potencial për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se një element kyç në këtë rrugëtim është edhe dialogu social i Qeverisë, ministrive me SBASHK-un dhe sindikatat tjera.

Kjo letër solidariteti me SBASHK-un dhe me kërkesat e këshillat e qarta nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës, është dërguar në adresën e Kryeministrit Kurti dhe në atë të ministrit Murati e ministres Nagavci dhe urojmë që ta lexojnë me kujdes dhe të ndryshojnë qasjen ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...