E martë, 21 Janar, 2025

UNICEF: Koronavirusi ka rritur problemet e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adolëshentëve

- Advertisement1-

Koronavirusi ka rritur problemet e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në mbarë botën, sipas një raporti të UNICEF.


“Efektet e pandemisë janë të rëndësishme, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. “Para se të shpërthente Covid-19 shumë fëmijë vuanin nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk po merrnin trajtimin e duhur,” tha Drejtoresha e Përgjithshme e UNICEF, Enrietta Fior në një deklaratë.

- Advertisement -

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ( OCHA) ka lëshuar një raport mbi shëndetin mendor të fëmijëve në mbarë botën me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor në Paris.

Globalisht, “më shumë se një në shtatë adoleshentë midis moshës 10 dhe 19 vjeç janë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor” dhe “gati 46,000 adoleshentë kryejnë vetëvrasje çdo vit, duke e bërë vetëvrasjen një nga pesë shkaqet kryesore të vdekjeve për këtë grupmoshë.” , sipas UNICEF.

Sipas UNICEF, situata u përkeqësua më tepër nga pandemia dhe kufizimet e saj. “Të paktën një në shtatë fëmijë në mbarë botën janë prekur nga masat kufizuese,” tha UNICEF.

Në fakt, UNICEF bën thirrje të merren masa të menjëhershme për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...