“Unë jam gati të…” – Publikohen mesazhet rrënqethëse të 18-vjeçarit para se të vriste 14 nxënës dhe një mësues

- Advertisement -

18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr dhe vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore Robb në Uvalde në Teksas dhe më pas i riu u vra nga policia.

- paragrafi 1 -

Sipas hetuesve vrasësi ka qëlluar fillimisht gjyshen e tij dhe më pas ka bërë një aksident automobilistik pranë shkollës fillore. Ai doli nga makina me një pushkë dhe një jelek antiplumb dhe hyri në ndërtesën e shkollës ku hapi zjarr në disa nga klasat.

- Advertisement -

Ramos më 12 maj i dërgoi një mesazh një gruaje në Los Angeles që e njihte në Instagram, duke e etiketuar atë në një foto të armëve.

Të martën në mëngjes ai i dërgoi sërish mesazh duke aluduar për të shtënat masive.

Disa orë më vonë ai qëlloi dhe vrau 19 fëmijë në një shkollë në Teksas dhe dy mësues, ka raportuar Dailymail.

- Advertisement -

Gruaja ka reaguar me tmerr kur mësoi se çfarë kishte bërë.

“Ai është një i huaj që nuk di asgjë për të, ai vendosi të më etiketojë në postimin e tij me armë”, shkroi ajo. “Më vjen shumë keq për viktimat dhe familjet e tyre, sa nuk di çfarë të them”.

Ajo më pas shtoi: “Arsyeja e vetme që iu përgjigja ishte sepse kisha frikë prej tij, do të doja të rrija zgjuar që të paktën të përpiqesha ta bindja që të mos kryente krimin e tij. Nuk e dija’.

Kur një përdorues i Instagramit e pyeti nëse ishte e dashura e tij, ajo u përgjigj: “Unë nuk e njoh atë dhe as nuk jetoj në Teksas”.

Salvador Ramos u qëllua dhe u vra nga forcat e rendit në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, pasi kishte vrarë 21 persona.