Ukë Ahmetaj, zgjedhet drejtori më i mirë për muajin dhjetor në Gjakovë

- Advertisement5 -

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë drejtor të muajit dhjetor 2023 ka zgjedhur Ukë Ahmetaj nga SHFMU “8 Dëshmorët” në Kralan për performancën e arritur në institucionin edukativo – arsimor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i DKA-së në Gjakovë:

- Advertisement - M1

DREJTORI I MUAJIT ⚘️
Drejtoria e Arsimit ka vendosur që për çdo muaj të shpall drejtorët e muajit për arsye të menaxhimit dhe administrimit të shkëlqyer të shkollës pas verifikimit nga DKA.
Për muajin dhjetor 2023 është zgjedhur edhe drejtori Ukë Ahmetaj nga SHFMU ” 8 Dëshmorët ” në Kralan për performancën e arritur në institucionin edukativo – arsimor.

Drejtori Ukë Ahmetaj përpos punës në shkollë ka qenë i angazhuar edhe në shumë komisione vlerësimi dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në aktivitetet e tjera.

Këto vlerësime do të bëhen çdo muaj.
#Fushatëvlerësimi

- Advertisement - m2