Ujqit janë parë duke hyrë në oborrin e shkollës fillore “Ismail Qemali” në fshatin Saradran të Istogut, duke shkaktuar frikë tek nxënësit dhe stafi arsimor.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e fëmijëve, pasi kafshët e egra mund të paraqesin rrezik serioz.
Në videon e publikuar nga gazeta Blic shihet se si ujqit lëvizin në oborrin e shkollës.
Nuk ka ende një reagim nga shkolla apo Drejtoria e Arsimit në këtë komunë lidhur me këtë rast.