E hënë, 25 Nëntor, 2024

Udhëzimi: Ulet në 15 numri i nxënësve për klasë

- Advertisement1-

Ndryshimi i udhëzimit “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në ofruesit e arsimit profesional” nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë i botuar në Fletoren Zyrtare ul numrin e nxënësve për formimin e një klase të arsimit profesional.

Sipas udhëzimit numri maksimal për formimin e një klase në shkollat e mesme profesionale do të jetë 15 nxënës nga jo më pak se 16 nxënës dhe jo më shumë se 32 që përcaktonte udhëzimi i miratuar në vitin 2019.

- Advertisement -

Udhëzimi i përcakton për herë të parë se për degët mësimore, si: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, detari, gjeologji-miniera, kërkim, shpim dhe shfrytëzim i naftës dhe gazit, dhe tekstil-konfeksion klasat formohen me jo më pak se 12 nxënës. Ndërsa klasat në arsimin pas të mesëm formohen jo më pak se 10 nxënës.

Edhe ndarja e klasave paralele do të bëhet gjithashtu sipas një rregulli të ri.

Udhëzimi ndryshon edhe numrin e drejtueseve edhe normën mësimore javore të tyre. Në dokumentin e mëparshëm përcaktohej se shkollat profesionale zgjidhnin nëndrejtorin e tretë në rast se numri i nxënësve është mbi 900. Me ndryshimin e udhëzimit nëndrejtori i 3-të zgjidhet në rast se shkollat kanë një kapacitet mbi 700 nxënës.

Sakaq drejtuesit e shkollave profesionale pavarësisht numrit të nxënësve nuk do të kenë ngarkesë mësimore. Në udhëzimin e mëparshme përcaktohej se drejtori shkollës me 81 deri 251 nxënës kishte 6 orë në javë. Ndërsa çdo nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve 6 orë në javë. Ngarkesa e orëve mësimore për nëndrejtorët e shkollave profesionale mbetet e njëjtë.

Numri i nxënësve për klasë

Ishte

- Advertisement -rrrrrrr

Klasat në arsimin profesional formohen jo më pak se 16 nxënës dhe jo më shumë se 32 nxënës. Ndarja e klasave paralele të bëhet sipas kësaj rregulle: a) dy klasa paralele, kur numri i nxënësve është 33–64 nxënës; b) tri klasa paralele, kur numri i nxënësve është 65–96 nxënës; c) katër klasa paralele, kur numri i nxënësve është 97–128 nxënës; d) pesë klasa paralele, kur numri i nxënësve është 129–160 nxënës; e) ndarja e nxënësve në më shumë se 5 klasa paralele vazhdon sipas rregullës së përcaktuar në pikën 2. Bëhet

Numri i nxënësve për klasë: a) Klasat në arsimin profesional formohen jo më pak se 15 nxënës; b) Në drejtimet mësimore “bujqësi”, “veterinari”, “pyje”, “ndërtim”, “detari”, “gjeologji-miniera”, “kërkim, shpim dhe shfrytëzim i naftës dhe gazit” dhe “tekstil-konfeksion” klasat formohen me jo më pak se 12 nxënës; c) Klasat në arsimin pas të mesëm formohen jo më pak se 10 nxënës.

Ndarja e klasave paralele të bëhet sipas këtij rregulli: a) dy klasa paralele, kur numri i nxënësve është 30–59; b) tri klasa paralele, kur numri i nxënësve është 60–90; c) katër klasa paralele, kur numri i nxënësve është 91–120; d) pesë klasa paralele, kur numri i nxënësve është 121–150; e) ndarja e nxënësve në më shumë se pesë klasa paralele bëhet për çdo rritje të numrit me 30 nxënës Numri i drejtuesve

Ishte

Numri i drejtuesve 1. Kur numri i nxënësve është 251–500, emërohet një nëndrejtor shkolle; 2. Kur numri i nxënësve është 501–900, emërohen dy nëndrejtorë shkolle; 3. Kur numri i nxënësve është mbi 900, emërohen tre nëndrejtorë shkolle.

Bëhet

Kur numri i nxënësve është 200–450, emërohet një nëndrejtor shkolle; b) Kur numri i nxënësve është 450–700, emërohen dy nëndrejtorë shkolle; c) Kur numri i nxënësve është mbi 700, emërohen tre nëndrejtorë shkolle.

Norma mësimore javore e mësuesve dhe e drejtuesve

Ishte

Normat për lëndët ë kulturës së përgjithshme: a) mësuesi i gjuhës shqipe dhe i letërsisë 18 orë në javë; b) mësuesi i gjuhës së huaj, i matematikës, i fizikës, i biologjisë, i kimisë, i informatikës, i historisë, i gjeografisë, i teknologjisë, i shkencave shoqërore (filozofi, psikologji, qytetari, sociologji), i ekonomisë 20 orë në javë; c) mësuesi i lëndëve të tjera 22 orë në javë. Normat për lëndët e kulturës profesionale: Mësues i teorisë profesionale 22 orë në javë; Mësues i praktikës profesionale 24 orë në javë. Normat për drejtuesit: a) drejtori i shkollës me 81–251 nxënës 6 orë në javë; b) çdo nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve 6 orë në javë Bëhet

a) Normat për lëndët e kulturës së përgjithshme: i. Mësuesi i gjuhës shqipe dhe i letërsisë 18 orë në javë; ii. Mësuesi i: gjuhës së huaj, matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë, informatikës, historisë, gjeografisë, teknologjisë, shkencave shoqërore (filozofi, psikologji, qytetari, sociologji), ekonomisë dhe mësuesi ndihmës 20 orë në javë; iii. mësuesi i lëndëve të tjera 22 orë në javë.

b) Normat për lëndët e kulturës profesionale: i. Mësues i teorisë profesionale 20 orë në javë; ii. Mësues i praktikës profesionale 22 orë në javë.

c) Normat për drejtuesit: i. drejtori i shkollës, pavarësisht nga numri i nxënësve ii. nuk ka ngarkesë mësimore iii. nëndrejtori, pavarësisht numrit të nxënësve 6 orë në javë; iv. përgjegjësi i njësisë së zhvillimit, pavarësisht numrit të nxënësve norma është 50 % e ngarkesës së orëve mësimore javore v. përgjegjësi i bazës prodhuese 15 orë në javë.

/ Marrë nga Monitor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...