UDHËZIMI: Prej vite një hartë burokratike sesa një manual praktik për shkollat e mësimdhënësit

- Advertisement -

Shkrim nga Fiqiri Çifliku

- paragrafi 1 -

Një dokument që të thotë çfarë të bësh, por harron të të tregojë si të jesh inspektor, specialist, drejtues apo mësues.

- Advertisement -

Fjala “udhëzim” në gjuhën shqipe ka disa kuptime, varësisht nga konteksti ku përdoret. Ja disa prej tyre:

– Instruksion apo orientim, një tregues për mënyrën si duhet vepruar. P.sh., “udhëzimet për përdorimin e pajisjes”.

– Këshillë ose porosi si një formë e të dhënit drejtim, shpesh nga një autoritet. P.sh., “mësuesi dha udhëzime për detyrën”.

- Advertisement -

– Rregull apo normë në kontekst institucional. Mund të nënkuptojë një dokument zyrtar që përcakton mënyrën e veprimit.

Por, sa i përmbush udhëzimi i përbashkët i MAS dhe MEKI për vitin shkollor 2025–2026 këto përcaktime? Prej vitesh, vjen si një dokument i ngarkuar me referenca ligjore, nënligjore, urdhra, marrëveshje dhe memorandume që krijojnë më shumë një hartë burokratike sesa një manual praktik për institucionet, drejtuesit e shkollave dhe mësuesin në terren.

Kështu erdhi edhe këtë vit dhe me pompozitet konsiderohet “risi”.

Çfarë përmban ky udhëzim ku është e reja?

– Regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore sipas grafikut dhe kategorive, programet lëndore eeetttjjj.

– Ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, por pa përshkrim të qartë të situatave apo metodave për zbatim. Një barrë më shumë shkillave të shpikin rregulla që nuk mundi as urdhri ministrit 2018 ti bënte të zbatueshme…

– Organizimin e shërbimit psiko-social, rolin e oficerit të sigurisë, koordinatorët eeettttjjj, sërish me referencë ndaj urdhrave të mëparshëm.

Por çfarë mungon?

– Asnjë shembull për situata konkrete, si të veprojë specialisti, drejtori, mësuesi p.sh. kur nxënësi është i shpërqendruar, kur ka konflikt, etj.

– Asnjë udhëzim për mënyrën e zbatimit të akteve të cituara, për përdorimin në situata konkrete, reflektime, apo metodave aktive në terren.

– Asnjë ftesë për reflektim profesional pasi në asnjë rresht nuk shoh hapësirë për të kuptuar pse bëjmë atë që bëjmë, çfarë funksionon, çfarë jo.

Mund të pyesni po përse ndodh kjo?

Sepse udhëzimi nuk është ndërtuar si mjet drejtues, por si garanci ligjore për institucionet.

Ai është më shumë një mburojë për administratën sesa një busull për punën e përditshme.

Në vend që të udhëzojë, ai shërben si arkiv për ta pasur ai referencë se cili udhëzim më duhet, cilës marrëveshje ti referohem. Shkurt e qartë aty e kishit ta zbatonit…ne i lamë duart, të paaftë, ju jeni fajtorët etj…etj…etj…

A mund të ishte ndryshe?

Imagjino një udhëzim që për çdo nen të shoqërohej me:

– Një situatë reale nga terreni, nga shkolla, klasa, zyra vendore.

– Një pyetje reflektuese për specialistin, inspektorin, drejtorin, mësuesin, apo nxënësin e prindin.

– Një shembull praktik, si të organizohet një veprimtari jashtëshkollore, një projekt bashkëpunimi, një organizim me pushtetin vendor, apo si të trajtohet një konflikt.

– Një hapësirë për zgjedhje profesionale, jo vetëm për zbatim mekanik.

Për shkak se reflektimi është i gjatë në dy pjesë të tjera do shpreh mendimet e mia për disa çështje që janë vendosur në udhëzim sa për të qenë në rregull ose nuk janë përfshirë fare.

Për tani po e mbyll me një citim të Jean-Paul Sartre, tingëllon si një thirrje për çdo kënd që nuk pranon të jetë vetëm zbatues, por krijues i kuptimit.

“Njeriu është ajo që bën me atë që i është bërë.”

Mua më ngjan si një kujtesë se edhe kur udhëzimet burokratike na kufizojnë, zgjedhja për të menduar, për të pyetur, për të krijuar, është gjithmonë e jona.

Suksese të gjithëve këtë vit shkollor!

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara