Shkolla “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se “Udhëtimi drejt së ardhmes” është revista e karrierës e cila u promovua për nder të ditës së shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.
Këshilltarja e karrierës, Mimoza Xërxa, tha se “Kjo revistë është krijuar pikërisht për ju nxënës – për të ofruar udhëzime, frymëzim dhe shembuj realë që do t’ju ndihmojnë të mendoni për të ardhmen me besim e kuriozitet.”
Njoftimi i shkollës:
“Udhëtimi drejt së ardhmes” është revista e karrierës e cila u promovua për nder të ditës së shkollës!
Një aktivitet i veçantë, një produkt i punës së këshilltares së karrierës dhe nxënësve të shkollës sonë.
Revista me përmbajtje nga aktivitetet e punës, me materiale këshilluese për karrierën, me dizajn unik e kontribut të vlefshëm të nxënësve, është një moment për të reflektuar për punën e shënuar bashkarisht rezultatet e arritura.
Këshilltarja e karrierës, Mimoza Xërxa, përveç tjerash u drejtohet nxënësve “Kjo revistë është krijuar pikërisht për ju – për të ofruar udhëzime, frymëzim dhe shembuj realë që do t’ju ndihmojnë të mendoni për të ardhmen me besim e kuriozitet.”
Urime Dita e shkollës!