E martë, 21 Maj, 2024

Udhëtimet me beben e vogël

- Advertisement1-

Nga Razije Musa

Disa nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë nënat e reja, lidhen me udhëtimin e tyre të parë me fëmiun e vogël.

- Advertisement -

A do e mundoj beben nëse udhëtimi është i gjatë me aeroplan?

A ndikon ndryshimi i klimës?

Numri i madh i familjarëve që kemi në Kosovë, a mos ndoshta do ndikoj negativisht sepse fëmija im është mësuar të jetë vetëm me ne prej se ka lindur?

- Advertisement -

Unë them se jo vetëm beben, por edhe të rriturin do e lodh udhëtimi me aeroplan apo me veturë, por mos harroni se fëmijët e kanë të rëndësishme që të jenë të pastruar, të ushqehen mirë dhe ta kenë mjaftueshëm ngrohtë dhe shumica do të flejnë. Sigurohuni që keni me vete ndonjë lodër atraktive që gjatë kohës që është zgjuar ta argëtoni me të.

Gjithmonë kur të niseni më aeroplan për shkak të zhurmës mbajeni fëmijën tuaj në gji apo ofrojani shishen. Gjatë thithjes beba e lëviz nofullën dhe nuk i lenë veshët të kenë pengesa nga presioni i lartësisë. Kur timpani i veshit është i qetë edhe bebja do të jetë, të njejtën gjë përsëriteni edhe kur të zbritni nga aeroplani. Udhëtimin mos e merni me stres, sepse atë do e transmetoni te fëmija juaj. Qetësohuni dhe mendoni se shpejtë do të jeni pranë familjarëve tuaj. Sigurohuni që me vete keni çdo gjë që ju duhet për vete dhe beben tuaj.

Ndryshimi i klimës dhe cilësia e ajrit në Kosovës me të vërtetë janë shqetësuese, por kujdesuni që beben tuaj ta dërgoni në vende me ajër më të pastër në Kosovë, në të kundërten mos dilni jashtë në kohën kur ndotja është e madhe. Visheni fëmijën në vartësi të kohës që është në vend sigurohuni që rutina e tij të jetë e njejtë, pra të hajë, të pijë e të flejë njësoj.

- Advertisement -

Sa i përket numrit të madh të njerëzve në familje kjo qëndron, por asnjëherë mos e futni fëmijën tuaj dhunshëm në duartë e dikujt me idenë se do të mësohet për ta dashur, gjithmonë jepini kohë që ai vetë të krijojë afërsinë e mos e shtyeni drejt personave që nuk i ka takuar asnjëherë më parë.

Udhëtimi duhet të jetë kënaqësi, prandaj shijojeni sepse vetëm ashtu do e shijoj edhe fëmija.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...