Ua mati temperaturën “shkel e shko” nxënësve, gjobitet me 200 euro punëtori i shkollës në Prizren

- Advertisement -

Punonjësi i një shkolle fillore në Prizren u gjobit nga Inspekcioni për shkak që ua mati temperaturat ‘shkel e shko’ nxënësve.


Rasti ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa sot drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muçaj, ka njoftuar se punonjësi i kësaj shkolle është dënuar me 200 euro gjobë.

- Advertisement -

Sipas tij, matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen nga COVID-19, është e rregulluar me Ligj.

“Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar. Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njejta të mos përsëriten!”, shkroi Muçaj në Facebook.