E diel, 19 Janar, 2025

U sulmua nga qentë endacakë, 12-vjeçarja: Kur nisem për në shkollë, frikësohem mos më sulmojnë prapë

- Advertisement1-

12-vjeçarja Mjaltina Kadriu, para rreth dy javësh, është sulmuar nga qentë endacakë në qendër të Prishtinës, derisa ishte duke shkuar për ta marrë vëllanë nga shkolla.

Ajo u shpreh se tani ndihet më mirë dhe është duke u rikuperuar.

- Advertisement -

“Jam pak më mirë dhe shpresoj se në ditët në vijim do të jem më mirë”, u shpreh Kadriu.

“Jam viktima që jam sulmuar nga qentë endacakë para ca ditësh në afërsi të shtëpisë sime, edhe pse kam ende plagë në duar, dhëmbët, hunda, balli dhe e kam lënduar edhe kokën, shpresoj se shumë shpejt do të shërohem dhe do të bëj më mirë”, shtoi tutje ajo.

Tutje, ajo tha se ndihet e frikësuar nga qentë endacakë kur niset për në shkollë, njofton Klankosova.tv.

“Unë kam pasur ngarkesa, tash bëj trajtime te psikologu, disi jam e frikësuar, se kur dal në rrugë apo kur nisem për në shkollë frikësohem se po më sulmojnë prapë qentë endacakë. Shpresoj se nuk do t’i ndodh askujt një gjë e tillë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...