E premte, 20 Shtator, 2024

U shkarkuan tre drejtorë – Nagavci tregon arsyet

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në emisionin “Kallxo Përnime” është pyetur në lidhje me vendimet që ka marrë MASHTI ditë më parë për shkarkimin e Fatmir Sfishtës nga pozita e drejtorit të Qendrës së Studentëve, Defrim Gashit nga detyra e drejtorit të Inspektoratit të Arsimit dhe shkarkimin e Nezir Çoçajt nga pozita e drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Sipas Nagavcit, këta persona janë emëruar në këto pozita me akt-emërime të paligjshme.

- Advertisement -

“Të tre këta zyrtarë të lartë që janë në këto pozita të rëndësishme është gjetur që janë emëruar në këto pozita me akt-emërime të paligjshme në kohën kur janë emëruar në këto pozita. Janë tri vendime të ndryshme, të tria të nënshkruara nga i njëjti ish-sekretar i Ministrisë së Arsimit, të tri në kundërshtim me legjislacionin edhe në atë kohë pra jo tani”- ka thënë Nagavci në emisionin “Kallxo Përnime”.

“Janë caktuar zyrtarë në pozita të larta me akt-emërim me pozitë të përhershme. Që të tri këto pozita janë pranuar në konkurs në pozitë më të ulët dhe pastaj me akt-emërim janë vendosur në pozita të larta dhe njëkohësisht u janë vendosur si pozita të përhershme, pra pozitë që vazhdon deri në pensionim”- ka shtuar ajo.

Ministrja tutje ka deklaruar se prej koeficientit 10 të tre këta persona kanë kaluar në koeficientin 16.

“Në momentin që unë jam vënë në njohuri që këta janë jashtëligjshëm në këto pozita në të cilat janë, natyrisht përveç shqyrtimit të bazës ligjore nga ana jonë si ministri kemi kërkuar opinion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike sepse është Departamenti për zyrtarët publikë që ka obligim t’i shqyrtojë këto pozita si pozita të larta dhe me kërkesën tonë na kanë kthyer një opinion që e dëshmon që të tre janë emëruar jashtëligjshëm në këto pozita. Në momentin që unë jam vënë në njohuri të marrjes së informatës që është bërë shkelja e ligjshmërisë kam bërë obligim që të marr vendime të cilat i kam marrë”- ka thënë Nagavci.

Në anën tjetër, në një konferencë për media Fatmir Sfishta vendimin për shkarkimin e tij e ka quajtur “skajshmërisht të paligjshëm”.

“Sa i përket vendimit të ministres Nagavci për shkarkimin tim, unë mendoj dhe besoj që ky vendim është skajshmërisht i paligjshëm dhe do ta sfidojë me të gjitha mjetet juridike që kam në dispozicion” – ka thënë ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...