U shkarkua psikologia e shkollave, ky është reagimi i drejtoreshës së Arsimit në Gjilan

- Advertisement5 -

Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, përmes një komunikate ka reaguar rreth shkarkimit të psiklloges së shkollave, Shqipe Haziri.

- paragrafi 1 -

Demiri ka thënë se ish nënunësja ka pasur statusin e nëpunësit civil në Drejtorinë e Arsimit si Psikologe e Shkollave, e njëjta e ka ditur ose është dashur ta dijë para pranimit të pozitës, që pozita e Drejtorit të Institucioneve Parashkollore, nuk është pozitë politike.

- Advertisement - M1

Komunikata e plotë:

Unë rezervohem të përfshihem në deklarata dhe tema politike, mirëpo në disa raste është e paevitueshme. Aludimet se znj. Shqipe Kastrati Haziri është larguar politikisht dhe me tendencë nga puna që ajo ka ushtruar si Drejtoreshë e Institucionit “Dardania” në Gjilan nga qeverisja aktuale komunale, veçanërisht kryetari i komunës, Alban Hyseni, nuk qëndrojnë dhe nuk kanë asnjë bazë faktike.

Ani pse e njëjta ka një përvojë profesionale prej 15 vitesh, kjo nuk e dëmton profesionalisht e as moralisht, sepse të njëjtës nuk i lejohet të kthehet në pozitën e njëjtë për shkak se më datë 22.10.2018 Drejtoria e Arsimit ka shpallur konkurs në të përditshmen informative “Bota Sot” për plotësimin e pozitës punuese “Drejtor i IP ‘Dardania’” në Gjilan, në të cilin konkurs janë paraparë detyrat e punës të pozitës dhe kushtet e veçanta të cilat kandidatët duhet t’i plotësojnë me rastin e aplikimit dhe përzgjedhjes. Në konkursin në fjalë, kanë aplikuar kandidatë në mesin e të cilëve edhe nëpunësja civile znj. Kastrati Haziri, e cila ka qenë e punësuar në Drejtorinë e Arsimit si Psikologe e Shkollave.

- Advertisement - m2

Pas mbajtjes së intervistave, më datë 03.12.2018, komisioni rekrutues me përbërje: Arsim Bejtullahu në cilësinë e kryesuesit, Lumnije …. dhe Sabit Berisha, rekomandojnë tek ish-kryetari i komunës, kandidaten znj. Kastrati Haziri e cila përzgjihet si drejtor i çerdhes në Gjilan sipas kontratës së punës 02-610-3022 të dt.14.01.2019, duke filluar nga data 24.12.2018 deri më datë 24.12.2022.

Më datë 16.12.2022, Inspektoriati i Arsimit me kërkesën e DA Gjilan të dt.29.09.2021 ka vlerësuar performancën e znj. Kastrati Haziri. Inspektoriati gjatë shqyrtimit të dosjes së znj. Haziri, për vlerësim të jashtëm të performancës ka konstatuar se e njëjta me rastin e përzgjedhjes në pozitën e Drejtorit të IP “Dardania”, nuk ka pasur kualifikimin adekuat për pozitën në të cilën ishte përzgjedhur, pra, i ka munguar kualifikimi përkatës i paraparë me legjislacionin në fuqi dhe të aplikueshëm, shih (të bashkangjitur) pikën 2, 3 dhe 4 të Vendimit REF. 10/06, nr. i protokollit 531/2022 i datës 16.12.2022, i cili vendim pas procedurës ankimore nga ankuesja vërtetohet me vendimin e komisionit të ankesave (gjithashtu i bashkangjitur), REF. 10 me nr. të protokollit 237/2023, duke e lënë të njëjtën në fuqi dhe duke e obliguar punëdhënësin, gjegjësisht Drejtorinë e Arsimit që të njëjtës t’ia ndërprejë kontratën e punës, siç edhe ka vepruar menjëherë pas konstatimit të shkeljes.

Meqenëse, ish nëpunësja ka pasur statusin e nëpunësit civil në Drejtorinë e Arsimit si Psikologe e Shkollave, e njëjta e ka ditur ose është dashur ta dijë para pranimit të pozitës, që pozita e Drejtorit të Institucioneve Parashkollore, nuk është pozitë politike por pozitë e nëpunësit të shërbimit publik dhe se me pranimin e pozitës së drejtorit, e njëjta ka humbur statusin e të punësuarit si shërbyes civil. Sepse, asnjë dispozitë ligjore qoftë në kohën e njëjta është rekrutuar apo tani, të njëjtës nuk ia ka dhënë të drejtën e pezullimit të dakorduar të marrëdhënies së punës si nëpunëse civile e as UA nr. 08/2014 për Procedurat dhe Kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zv. drejtorit në institucionet arsimore dhe aftësuese, andaj nga sa u tha më sipër, komuna e Gjilanit askënd nuk e ka larguar nga puna, por e njëjta me pranimin e pozitës si Drejtoreshë, me vetëdije të plotë ka shuar pozitën e saj si nëpunëse civile në kuadër të DA.

Parimet dhe synimet e qeverisë aktuale komunale në krye me Kryetarin Alban Hysenin, nuk do të thehen asnjëherë dhe do të punohet në të mirën e arsimit gjithmonë.
Si Drejtoreshë e Arsimit moralisht e pak përkrahur znj.Haziri dhe i kam shtjerrur të gjitha mundësit që të krijohet një mundësi për të, gjë të cilën e din të gjithë zyrtaret në DA.

Ajo ka të drejtën të paraqesë rastin e saj para instancave ligjore.

01A83143 9286 456D AC89 005FAB876A4B

E229A274 3B2F 4C13 890F 5CA9389ABC9B

4E822409 7F05 4140 B967 465F3A27B190

E6574969 9359 4684 B4C4 3D0F96ACAD2B

 

4B1D74CD C691 457F 9E2A DC952F95770C

7F9AD01B 979B 453D 90C4 C34110EEAD74

4C7A15B5 F87C 4C41 8419 B7017BB2C017

E425B599 6141 41EC B4FD 314BFA3913D0

B220A2D0 7725 42A5 B130 E159ACD70723