E diel, 24 Nëntor, 2024

U shit nga i ati te një 55-vjeçar, shpëtohet 9-vjeçarja nga Afganistani: Ja çfarë tha ajo për mediat

- Advertisement1-

Nëntëvjeçarja nga Afganistani, Parvana Malik, e cila u shit për martesë javë më parë te një burrë 55-vjeçar, u shpëtua së fundmi nga një organizatë që lufton martesat e hershme të vajzave.


“Jam vërtet e lumtur”, tha Parvana. “(Bamirësia) më shpëtoi nga burri im dhe burri im është plakur.”

- Advertisement -

Muajin e kaluar, CNN raportoi se Parvana dhe disa vajza të tjera të mitura po shiteshin nga baballarët e tyre në mënyrë që anëtarët e tjerë të familjeve të tyre të mund të ushqehen.

Në atë kohë, babai i Parvanës, Abdul Malik tha se ajo qante ditë e natë më parë, duke iu lutur që të mos e shiste, duke thënë se ajo donte të shkonte në shkollë dhe të studionte.

Pas një proteste ndërkombëtare Parvana u kthye tek familja e saj.

Organizata jofitimprurëse Too Young to Wed (TYTW) me bazë në Shtetet e Bashkuara gjithashtu ishte përfshirë për të zhvendosur vajzat, vëllezërit e motrat dhe nënat e tyre në një shtëpi të sigurt.

“Kjo është një zgjidhje e përkohshme”, tha Stephanie Sinclair, themeluesja e TYTW. “(Por) në të vërtetë ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të parandalojmë shitjen e vajzave për martesë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...