E enjte, 28 Nëntor, 2024

U raportua se u përjashtua një nxënëse për shkak të shamisë, shkolla “Emin Duraku” në Shtime del me sqarim

- Advertisement1-

Shkolla e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Shtime ka regaur pasi dje u tha se kjo shkollë e ka përjashtuar një vazjë nga institucioni shkollor, përshkak të shamisë.

Në sqarimin që bën shkoll në lidhje me këtë rast, thuhet se në fakt bëhet fjalë për lirim nga procesi mësimor për nxënxësën, në mënyrë që të bisedohet me prindërit e saj, sepse vajza që barte uniformë fetare sipas shkollës, këtë ë bëri për herë të parë, dhe meqenëse ajo është e moshës 14-15 vjeç, kjo shkollë e ka parë të rrugës, të diskutoj njëherë me përindërit e vajzës.

- Advertisement -

Për më tepër në njoftim thuhet se vajza në fjalë nuk do të mbetet e pa shkolluar për këtë shkak, por se janë marrë veprimet e lejuara me legjislacion, për ta vërtetuar nëse veshja e saj është e imponuar nga faktorë të jashtëm.

Njoftimi i plotë i Shkollës:
Të nderuar qytetarë!

Lajmi se shkolla jonë ka përjashtuar një nxënëse për shkak të shamisë është tërësisht i pavërtetë.

Shkolla çdo ditë trajton raste prej më të ndryshmeve, nga gjërat të vogla, si bie fjala një zënkë fjalësh e deri te rastet më ekstreme si bie fjala kur ka tendenca të ketë konflikte. Pra, rastet specifike të secilit problem nuk duhet proklamohen si fenomene vetëm pse dikujt i konvenon. Për secilin rast konkret kemi trajtim konkret, ashtu siç parashohin udhëzimet përbrenda të drejtave dhe detyrimeve.

Në fillim të herës dua të përsëris se e drejta për shkollim është e drejtë e garantuar dhe bazike e çdo qytetari të vendit.

Për rastin në fjalë kemi të bëjmë me një fëmijë me moshë jo më të madhe se 14-15 vjeç si dhe me faktin se nxënësi për herë të parë ka ardhur në shkollë me uniformë fetare të mërkurën (5 prill 2023). Duke qenë se është fëmijë dhe mosha e saj nuk është e mjaftueshme sa të vendosë vet drejt për veten e saj, kemi kontaktuar prindin (5 prill 2023) për të parë nëse një veprim i tillë është bërë nga ndonjë trysni nga jashtë. Në bashkëbisedim me ta çështja ka kaluar te familja.

- Advertisement -rrrrrrr

Dua të kuptohem drejt, këtu nuk ka asnjë vendim për suspendim a largim nga shkolla. Lirimi i nxënësit nga procesi mësimor është e drejtë ligjore që drejtori mund t’i japë nxënësit deri në 10 ditë në rast se kjo është në të mirë të fëmijës (Shih Ligjin për Arsim Parauniversitar). Ajo që ne kemi rekomanduar janë tri ditë që prindi dhe fëmija të bashkëbisedojnë duke ua bërë që qartë të gjitha udhëzimet që rregullojnë këtë çështje dhe duke i garantuar se do të trajtohet seriozisht.

Përfundimisht, pavarësisht udhëzimeve, drejtoria e shkollës konsideron se veshja është pjesë e edukimit që duhet trajtohet e të vetëdijesohet çdo fëmijë dhe që duhet të trajtohet me shumë vëmendje nga stafi pedagogjik i shkollës.

Ju garantoj, çdo qytetari që është shqetësuar dhe ka marrë edhe mundin të më shkruajnë privatisht e edhe publikisht, se unë si drejtor nuk kam nxënës, jo të paktën për çështje të veshjes, të largoj a të qëndrojë jashtë shkolle e aq më pak të mbetet i/e pashkolluar. Askush nuk e ka larguar nxënësen në fjalë dhe as që do të largohet.

Shkrimin e publikuar për këtë çështje e më pas të shpërndarë gjithandej në rrjete private e portale të shumta, e konsideroj të ngutshëm, dashakeq, nxitës dhe më së paku për t’i shërbyer ndonjë kauze të drejtë .

Shkrimit dashakeq e nxitës të vëllait të nxënëses duhet t’ju bashkohet dëshmia se unë paskam marrë vendim për masë disiplinore ndaj nxënësit. Po ashtu ftoj të gjejë dëshmi se unë gjatë bisedës me DKA paskam këmbëngul në përjashtim.

Sot konsideroj se më së lehti është të njollosësh punën e dikujt se sa të paraqesësh të vërtetën. Dhe aq më keq, në emër të religjionit i cili paradoksalisht me atë si është vepruar, ndalon shpifjet, e dënon nxitjen dhe udhëzon të mos përhapet urrejtje.

Ngutia për t’i dhënë konotacion fetar apo politik një sfide të rastit krejtësisht konkret është dashakeq dhe i rrezikshëm.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...