E premte, 20 Shtator, 2024

U ndahen çmime dy shkencëtarëve të rinj për të arritura në inxhinieri elektrike e shëndetësi

- Advertisement1-

Nga mesi i 26 kandidatëve, Bukurije Hoxhës i është ndarë çmimi për punimet në fushën e inxhinierisë elektrike, ndërsa Armond Dacit ai për punimet në rrafshin e shëndetësisë.

Çmime stimuluese u ka ndarë të premten Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dy krijuesve të rinj të cilët kanë shënuar të arritura të larta në lëmin e shkencave natyrore.

- Advertisement -

Nga mesi i 26 kandidatëve, Bukurije Hoxhës i është ndarë çmimi për punimet e bëra në fushën e inxhinierisë elektrike, ndërsa Armond Daci për ato në shëndetësi.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, profesoresha Myzafere Limani ka thënë se laureatja Hoxha ka thyer tabu me angazhimin e saj në një sferën që rëndom dominohet nga burrat.

“Është një kandidate shumë premtuese, e cila për një periudhë të shkurtë kohore ka arritur të lë gjurmë në fushën e inxhinierisë dhe në shkencë, me botimet dhe publikimet e saja. Bukurija vjen nga një fushë e inxhinierisë elektrike, e cila është tradicionalisht fushë e dominuar nga burrat dhe ajo është pikërisht shembulli më i mirë për thyerjen e kësaj tabuje”, ka thënë ajo.

Tek ka folur për të arriturat e laureatit Daci, profesori Arsim Morina ka treguar se ai ka bërë karrierë në disa shtete të botës.

“Ka eksperiencë të punës të kërkimeve shkencore në universitetet e Vjenës, Milanos, Stambollit dhe Michiganit. Ai më 2015 u shpërblye si shkencëtar i ri i vitit nga MASHT-i dhe ka gjithsej 31 punime të botuara, të publikuara në platforma kryesore në revista shkencore”, ka theksuar Morina.

E sekretari i ASHAK-ut, Fetah Podvorica, e ka theksuar mungesën e studentëve të cilët aplikojnë për regjistrim në Fakultetin e shkencave natyrore. Që numri i tyre të rritet, ai ka kërkuar që institucionet shtetërore të ofrojnë mbështetje me bursa.

- Advertisement -rrrrrrr

“Stimulimet e tilla janë nxitje për shumë shkencëtarë dhe shkencëtare që e kanë potencialin e zhvillimit dhe duhet të kuptojnë se prapa atyre kërkesave të tyre për përparim në karrierë, sidomos në vlerësim të të arriturave, qëndrojnë institucionet e Kosovës. Po flas për ministrinë e Arsimit dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve, por edhe për universitetet tona që duhet të jenë në gjendje që studentët më të mirë t’i stimulojnë me bursa apo çmime të ndryshme”, ka thënë Podvorica.

E kryetari i ASHASK-ut, Mehmet Kraja, ka thënë se stimulime do të ketë edhe në të ardhmen.

“Sa i përket hapjes së akademisë ndaj krijueseve të rinj të fushës së shkencës dhe të arteve, më lejoni të them se jemi duke i bërë hapat e fundit drejt themelimit të akademisë së të rinjve, kërkesë nga Alea. Në kuadër të kësaj akademie do të fuqizonte protagonizmin shkencor dhe artistik të individualitetit dhe të krijuesve si dhe do të stimulonte aktivitete alternative që promovojnë liderë dhe vlera të reja”, ka thënë Kraja.

Çmimi stimulues nga lëmi i shkencave të natyrës është ndarë bazuar në planin strategjik të Akademisë, pika 2 e së cilës e thekson nevojën e kujdesit për krijimin dhe avancimin e kuadrove shkencore të brezit të ri. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....