E hënë, 24 Shkurt, 2025

U finalizua me sukses edicioni i 4 i Olimpiadës së matematikës Kosovë-Shqipëri, KAMO 2023

- Advertisement1-

Në datat 18-20 Korrik 2023 është mbajtur edicioni i 4 i Olimpiadës së matematikës Kosovë-Shqipëri, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Kjo olimpiadë është një bashkëpunim ndërmjet Shoqatës Shqiptare të Matematikës dhe Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës. Në këtë olimpiadë kanë të drejtë të marrin pjesë, në cilësinë e mysafirëve, edhe nxënësit shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Prandaj, kjo olimpaidë ndryshe mund të quhet edhe Olimpiada Mbarëkombëtare e Matematikës.

- Advertisement -

Nxënvsit që garuan në këtë olimpiadë u përzgjodhën nga disa faza të tjera konkurimi si
Olimpiada Kombëtare të Matematikës në Kosovë dhe Shqipëri, pjesëmarrës në Junior
Balkan Mathematical Olympiad, më të mirët e Math-Kangaroo Kosovë dhe Shqipëri,
nxënës fitues nga olimpiada të organizuara nga Bashkia e Durrësit, nxënësit fitues të
Olimpiadave Matematikë Komunale 2023 të organizuara nga komunat e Kosovës dhe
Diaspores.

Pra kjo olimpiadë është në tregues  i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

KAMO qëndron si një simbol i frymëzimit, duke nxitur konkurrencën miqësore dhe shoqërinë midis talenteve më të ndritura matematikore nga Kosova dhe Shqipëria.

- Advertisement -rrrrrrr

Ai shërben si një platformë për të shfaqur aftësitë e jashtëzakonshme, kreativitetin dhe
aftësitë për zgjidhjen e problemeve të matematikanëve tanë të rinj, të cilët
përfaqësojnë të ardhmen e kombeve tona.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...