E enjte, 6 Shkurt, 2025

U akuzua për dhunë ndaj nxënësve, flet mësuesi në Shqipëri: Kam 30 vjet përvojë, s’kam pasur kurr probleme

- Advertisement1-

Mësuesi i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, u pezullua nga puna ditën e sotme pas akuzave për dhunë ndaj nxënësve.

I kontaktuar me telefon, Alban Fetolli ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

- Advertisement -

Ndër të tjera Fetolli shton se të gjitha janë akuza të stisura, gjë për të cilën dyshimet më të forta i ka te disa kolegë.

“Unë kam 30 vjet që punoj dhe kontribuoj ne arsim dhe kurrë nuk kam pasur probleme të tilla edhe në kohën kur kam qenë drejtues i ZA Devoll apo pozicione të tjera, nuk kam pasur probleme kurrë me kolegët aq më tepër me nxënësit. Prej 30 vitesh punoj me pasion për edukim, nuk kam pasur kurrë as thyerje displinore apo vërejtje për punën time, jam i bindur akuzat janë të stisura nga kolegë, të cilët keqpërdorin fëmijët, koha do ti vërtetojë”, tha Fetolli.

Ndërsa i pyetur se çfarë rruge do të ndjekë për personat dhe kolegët që dyshon, nëse do i kallëzojë penalisht për shpifje apo jo, Fetolli u shpreh se është duke e menduar këtë të gjë, por ende nuk e ka vendosur.

Megjithatë, ai këmbëngul se koha do t’i japë të drejtë dhe se në këtë rrugë tashmë ka gjithë mbështetjen e kolegëve, të cilët e kanë kontaktuar gjatë gjithë ditës./AbcNews/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...