E premte, 20 Shtator, 2024

“Ty mësues nuk të duhet dhurata, por dinjitet njerëzor”

- Advertisement1-
Ty Mësues nuk te duhet dhurata fukarenjsh, por Dinjitet Njerëzor!
Ty qe pretendon te jesh mesues a mesuese nje dite, nuk te duhen lulet sot, as dhuratat e mbledhura nga lek fukarenjsh te ngutur prej mjerimit tend te pergjithshem;
Ty te duhet nje site e forte qe kur hyn ne universitet.
Ketij vendi i duhet nje shkolle Normale e modelit te 70 – 80 viteve me pare, shkolle, nga e
cila dilnin mesues qe mbaheshin mend per gjithe jeten;
Ty mesues nuk te duhet kjo farse feste sot, por te duhet çlirim nga burokracite shteterore, fletet, shenimet, mbishenimet, soj e soj shkresash e librash te deformuar, detyra te
pafundme qe u jep nxenesve;
Ty mesues, apo pretendent per mesues te duhet ta meritosh plotesisht kete histori profesioni dhe te jesh i mirepaguar, sa te te kishte zili mjeku, drejtori i nje banke apo nje ekonomist i kamur;
Ty mesues te duhet nje kaldaje per zemren tende dhe per ndertesen ku futen nxenesit qe ti pretendon se i meson, e jo kyça dyersh sa here bie bore e ben ngrice. Shkolla nuk eshte nje tufe vezesh qe po nuk i ngrove, nuk nxjerrin zogj, por nje institucion i rendesishem qe, po nuk dite ta besh te forte, rrezon shtetin me gallaten me te pare te tufes se injoranteve;
Ty qe pretendon se do jesh mesues, qe je mesues apo qe ke qene mesues te duhet te sigurosh nje arme te rralle, pjeset e se ciles montohen per vite e vite pasioni: ajo quhet DINJITET.
Po e ke, jepja nje pjese te tij nxenesit tend. Ai do mesoje te rritet, ti do mesosh te mos e ndryshkesh kete arme te forte.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...