E martë, 25 Shkurt, 2025

“Turp; Kurti duhet të kërkojë falje”: Shpërthejnë reagimet për kurrikulën e edukimit seksual në shkolla

- Advertisement1-

Tashmë çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes. Në fakt, janë tri tekste të ndryshme për tri nivele të shkollimit që flasin për edukatën seksuale.

Libri i parë është për klasët një deri në pesë, libri i dytë për nivelin nga klasat gjashtë deri në të nëntën dhe libri i tretë për klasët dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë.

- Advertisement -

Në lidhje me përmbajtjen e këtyre teksteve ka pasur shumë kritika nga politikanë, gazetarë e analistë të ndryshëm.

I pari që foli për këtë temë ishte Eman Rrahmani, deputet nga Lista për Familjen, që kohë më parë e la Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ish dashtë ministrja Nagavci me tregu se çfarë ka ka bërë me kurrikulen për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në 12-të se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale në shtëpitë e tyre. Çka ju pengon familja? Për mu pak rëndësi ka ku shkon ky buxhet, ka rëndësia mbrojtja e fëmijëve” – ka thënë ai në seancën e Kuvendit ku po debatohet për projekbuxhetin për vitin 2025” – tha dje Rrahmani.

Ndërsa sot ka reaguar edhe deputetja e zëshme e LDK-së, Hykmete Bajrami. Në një reagim në Facebook, Bajrami e ka quajtur krejt këtë çështje si “skandal”.

“Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet që të jetë pjesë e institucioneve, ajo duhet të shkoj në shtëpi. Kurti duhet me i kërku falje secilës familje në Kosovë që e ka dëgradu arsimin në këtë pikë. Ministrja e Arsmit dhe Kryeministri duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal” – ka shkruar Bajrami.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...