E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Turisti shqiptar: Po kënaqemi, hamë ca të kemi, domate, speca…

- Advertisement1-

Kanionet e Holtës, destinacioni që nuk duhet humbur nga aventurierët dhe të apasionuarit pas natyrës.

Për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, Kanionet e Holtës mbeten një prej veçorive të natyrës shqiptare.Vetëm 80 kilometra larg nga Tirana ndodhet kjo bukuri e natyrës që mirëpret turistë. Me një gjatësi prej 3.5 kilometër Holta në Gramsh përben një peizazh mahnitës. Format e veçanta shkëmbore krijuar nga rrjedha e ujërave të kristalta, pjesë e të cilave janë dhe ato termale . Holta është një zonë turistike e pa eksploruar akoma masivisht edhe për shkak të terrenit të saj të thyer, por kjo nuk i pengon aventurierët e lartësive dhe të apasionuarit pas natyrës.

- Advertisement -

“Këtu është më mirë, ambient i pastër, më pëlqen më shumë sesa të iki në plazh. Unë kam 10 vite resht që vij këtu dhe nuk më është mërzitur kurrë”, u shpreh një turis.

“Po rrimë me shoqërinë këtu, është shumë bukur. Duhet të vijnjë të gjithë shqiptarët. Ne vijmë nga Kucova, kjo është hera e dytë që vij këtu. Ja po hamë gjëra bio, domate, patëllxhan sepse mish nuk të lë Edi Rama. Nuk shkojmë në det sepse janë të shtrenjt gjërat dhe ne skemi lekë dhe jemi p[a punë. Ja jam djali i ri pa punë”, tha një qytetar.

Arsye tjetër se përse turistët zgjedhin Holtën janë cmimet e ulëta , por dhe se aty mund të organizojnë piknik e të lahen në ujërat e freskët dhe termale.
Holta mbetet ndër veçoritë shqiptare dhe destinacioni i duhur për fundjavën e veçantë dhe plot adrenaline. Kujdes turistët duhet të tregojnë në kohë reshjesh pasi lumi i Holtës vërshon.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...