E diel, 24 Nëntor, 2024

Tumori i preku syrin, Joeli 3-vjeçar operohet në Turqi

- Advertisement1-

Emisioni “Historia e fundjavës” nga Mirela Milori dhe Arbër Hajdari në Klan Plus ka trajtuar më parë problematikën e Joelit 3-vjeçar, i cili ishte prekur nga tumori në sy.


Ai kishte humbur kishim në njërin prej syve dhe u dërgua në Turqi për t’iu nënshtruar me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale.

- Advertisement -

Rasti i Joelit preku zemrat e shumë njerëzve, të cilët reaguan në kohë rekord duke dhuruar shuma nga më të ndryshmet, që operacioni i Joelit të kryhej sa më shpejt.

Tashmë Joeli ka përfunduar operacionin në Turqi. Ndërhyrja ka rezultuat e sukseshme. Në një lidhje me spitalin në Turqi, mjekët thonë se tumori malinj u eliminua. Për fat të keq u desh të hiqej syri që ishte prekur nga tumori, por mjekët shprehen se pas disa muajsh do të bëjnë një protezë për syrin.

“Joeli në spitalin Santi Plus ka pasur një operacion shumë të suksesshëm. Kishte një tumor malinj. Pas operacionit, djali ndihet më mirë. Duhet të ndërhyjmë edhe me medikamente. Pas 3 muajsh do t’i bëjmë edhe një protezë për syrin që do t’i duket njësoj si syri tjetër dhe nuk do të ketë asnjë dallim. Dëshirojmë që Joeli të kalojë ditë sa më të bukura në vazhdim. I uroj jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Nuk ka qenë një operacion i lehtë, ka qenë operacion i vështirë, ka zgjatur 3 orë, 3 orë e gjysmë. Është dashur heqja e njërit prej syve. Për ne është me rëndësi shëndeti i djalit, tani ka kaluar rreziku për jetën dhe do të vazhdojmë me syrin që do t’ia bëjmë protezë edhe me medikamente. Për momentin është shumë mirë dhe nuk ka asnjë problem”, thotë njëri nga mjekët që asistoi në operacionin që zgjati rreth 3 orë e gjysmë.

Edhe babai i vogëlushit është i lumtur me gjendjen shëndetësore të djalit pas ndërhyrjes kirugjikale.

Babai i Joelit: Për momentin është shumë mirë. Falenderoj të gjithë mjekët që kanë bërë operacionin, ka dalë me sukses. Falë Zotit deri tani është mirë. Rreziku ka kaluar për fëmijën. Gjithçka ka shkuar shumë mirë deri tani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...