Tuana Grabovci dhe Suela Selimi, dy nxënëset nga Vushtrria bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Universitetin Santa Kruz në Kaliforni të SHBA-ve

- Advertisement -

Dy nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, në Vushtrri, Tuana Grabovci dhe Suela Selimi, pas një gare kanë arritur të bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike në Universitetin Santa Kruz (UCSC) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facrbook.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Kisha kënaqësinë që sot të mirëpres në takim nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Tuana Grabovci dhe Suela Selimi, të cilat pas një gare kanë arritur të bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike në Universitetin Santa Kruz (UCSC) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Suksesi i nxënësve vushtrrias më gëzon gjithmonë, andaj ne si Komunë do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë ata që shënojnë suksese në çdo fushë, e që në këtë rast Tuanës dhe Suelës do t’i mbulojmë shpenzimet e udhëtimit.

- Advertisement -

Për pjesëmarrjen e dy nxënëseve të Gjimnazit në këtë hulumtim shkencor, një kontribut të veçantë e ka dhënë edhe shkencëtarja, Ph.D Pranvera Hyseni, të cilën e falënderoj.

Tuana dhe Suela, paçi fat dhe shumë suksese!