Tuana Bajraktaraj shkëlqen në Zagreb me monologun “Dialogu me Loken” – përfaqësim dinjitoz i Kosovës

- Advertisement -

Nxënësja e talentuar Tuana Bajraktaraj nga fshati Jabllanicë e Pejës ka shkëlqyer në Zagreb me interpretimin e saj të fuqishëm në monologu “Dialogu me Loken”, duke përfaqësuar denjësisht shkollën dhe vendin në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Fëmijëve në gjuhën shqipe, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Fitnete Ramaj Mujaj, e njohur për stilin e saj poetik të brishtë, të sinqertë dhe plot simbolikë, solli në skenë një krijim që prek rrënjët e kujtesës, marrëdhënien nënë–bijë dhe dialogun e brendshëm që vijon edhe përtej heshtjes. Monologu “Dialogu me Loken” është pjesë e librit të autores Persefonia, një përmbledhje ligjërimesh poetike dhe reflektimesh që ndërthurin dhimbjen, dashurinë dhe forcën e gruas shqiptare.

- Advertisement -

Në festival, vepra u interpretua me profesionalizëm dhe përkushtim nga nxënësja Tunsa Bajraktari, e cila arriti ta shndërrojë tekstin në një përjetim të gjallë skenik, duke i dhënë zë çdo vargu e çdo emocioni të shkruar nga autorja. Interpretimi u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku i Zagrebit dhe u vlerësua si një nga momentet më të ndjeshme të mbrëmjes.

Fitnete Ramaj Mujaj, përveçse një krijuese e përkushtuar, është edhe mësimdhënëse e inspiruese, e cila çdo ditë punon me nxënësit për t’ua zhvilluar talentin, vetëbesimin dhe dashurinë për artin dhe letërsinë. Prezantimi i monologut në një skenë ndërkombëtare është një dëshmi e qartë e përkushtimit të saj ndaj artit por edhe ndaj edukimit – dy fusha që ajo i ndërthur me pasion dhe profesionalizëm.

Pjesëmarrja në këtë festival e vendos autoren dhe shkollën që ajo përfaqëson në një hartë më të gjerë artistike, duke dëshmuar se krijimtaria dhe talentet nga Kosova jo vetëm konkurrojnë denjësisht, por shkëlqejnë me origjinalitetin e tyre.

- Advertisement -

Fitnete Ramaj Mujaj, me zërin e saj poetik dhe me angazhimin e saj si mësuese, vazhdon të mbetet një shembull i fuqishëm i gruas krijuese dhe edukatores që i ndërthur fjalët me humanizëm, artin me misionin, dhe skenën me klasën.

573967695 26763737296556549 3180905302605832469 n

574016329 26763737576556521 955822795200873260 n

573410392 26763737579889854 3924652734905552406 n

575196236 26763686069895005 7988754486495802577 n

582052177 1522518115621053 1334911372857592863 n

566629918 2261165211062985 5384719181308526993 n

581692881 1168946144759214 5385369001219338585 n

581780299 1161339189420847 2118472239463240221 n

Ftesa për të marrë pjesë në këtë festival prestigjioz erdhi nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” dhe nga Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e shkollës në kultivimin e artit te fëmijët.

Pjesëmarrja e Tuanës në Zagreb jo vetëm që solli duartrokitje e emocione, por dëshmoi edhe një herë potencialin e rinisë sonë në artin skenik. Shkolla u shpreh krenare për përfaqësimin dhe suksesin e saj në skenën ndërkombëtare. /AlbanianEducation.net/.