E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Truri i adoleshentëve po ‘plaket’ më shpejt…

- Advertisement1-

Stresi i mbylljes gjatë pandemisë ka plakur para kohe trurin e adoleshentëve me të paktën tre vjet dhe në mënyra të ngjashme edhe fëmijët që janë përballur me stres dhe fatkeqësi kronike, ka zbuluar një studim.

Studimi, i botuar të enjten në “Biological Psychiatry: Global Open Science”, ishte i pari që krahasoi skanimet e strukturave fizike të trurit të adoleshentëve para dhe pas fillimit të pandemisë dhe për të dokumentuar dallime të rëndësishme, tha Ian Gotlib, autori kryesor dhe profesor i psikologjisë në “Universitetin e Stanfordit”. Gotlib, i cili është drejtor i “Laboratorit të Neurozhvillimit, Ndikimit dhe Psikopatologjisë në Stanford” tha:

- Advertisement -

Studiuesit e dinin se adoleshentët kishin nivele më të larta të depresionit, ankthit dhe frikës sesa para pandemisë. Por ne nuk dinim asgjë për efektet në trurin e tyre. Ne menduam se mund të kishte efekte të ngjashme me ato që do të gjenim me fatkeqësitë e hershme, thjesht nuk e dinim se sa të forta do të ishin.

Duke krahasuar skanimet e një grupi prej 128 fëmijëve, gjysma e analizave e cila ishte kryer para dhe gjysma në fund të vitit të parë të pandemisë, studiuesit gjetën rritje në hipokampus dhe amigdalë, zona të trurit që kontrollojnë përkatësisht aksesin në disa kujtime dhe ndihmojnë në rregullimin e frikës, stresit dhe emocioneve të tjera. Ata gjithashtu gjetën hollim të indeve në korteks, i cili është i përfshirë në funksionimin ekzekutiv. Këto ndryshime ndodhin gjatë zhvillimit normal të adoleshencës, megjithatë pandemia duket se e kishte përshpejtuar procesin, tha Gotlib
Plakja e parakohshme e trurit të fëmijëve nuk është një zhvillim pozitiv. Para pandemisë është vërejtur në rastet e stresit kronik të fëmijërisë, traumave, abuzimit dhe neglizhencës. Këto përvoja negative të fëmijërisë jo vetëm që i bëjnë njerëzit më të prekshëm ndaj depresionit, ankthit, varësisë dhe sëmundjeve të tjera mendore, po ato mund të rrisin rrezikun e kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe rezultateve të tjera negative afatgjata.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...