E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Tronditëse: Nëna vrau vajzën 5 vjeçe, flet gjyshja: E rrihte shumë, ia merrnim nga duart

- Advertisement1-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja, është gjetur e vdekur në zonën e Katanias.

Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën presionin e prokurorëve se e ka vrarë vetë të bijën dhe ka treguar vendin ku më pas është gjetur trupi i pajetë i të voglës.

- Advertisement -

Gjyshja e vogëlushes nga babai ka folur për mediat duke rrëfyer se një ditë e ka parë Martinën duke ushtruar dhunë mbi të bijën.

“Një ditë ajo po e rrihte vogëlushen. Kur u grindën nuk donte të dilte nga shtëpia”, kujton gjyshja e shkatërruar nga pikëllimi.

“Një ditë nëna po i jepte një goditje dhe ne ia morëm nga duart e saj. Ne mëngjes e çova ne shkollë dhe i thashë se askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të kuptoj që e kuptonte atë që i kisha thënë. Mamaja kishte një qëndrim autoritar dhe aristokratik”, tregoi gjyshja e Elenës më tej.

Ajo foli edhe për historinë e arrestimit të të birit Alessandro në 2020 duke thënë: “ Djali im ka pasur një histori pas hekurave shumë vite më parë, e kanë marrë gabimisht. Ka qenë rreth shtatë muaj në burg, më pas ka qenë në arrest shtëpie. Ai pas atyre ngjarjeve, fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas u kthye në Siçili”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...