Në garën ku morën pjesë përfaqësues nga shumë shtete të botës, Troja Haradinaj u rendit ndër fitueset e medaljes së artë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze, të mbajtura në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë babai i saj, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij:
Çdo sukses i çdo fëmije shqiptar më bën krenar, ashtu siç më bëri krenar edhe Troja e artë në Londër!
Në këtë garë, të organizuar me pjesëmarrjen e shumë shteteve të botës, Troja Haradinaj u rendit ndër fitueset e medaljes së artë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze, të mbajtura në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Nën mentorimin e mësimdhënëses Bardha Hoti Kabashi, Troja arriti ta përfaqësojë me dinjitet vendin dhe ta kurorëzojë punën e saj me medaljen e artë.
Vendi ynë vazhdon të nxjerrë kuadro të shkëlqyera falë përkushtimit të prindërve dhe mësimdhënësve, të cilët nuk kursejnë asgjë për edukimin dhe suksesin e fëmijëve tanë.
Urime të gjithë garuesve!
Urime, Troja! 👏🏅🇦🇱🇽🇰