E diel, 24 Nëntor, 2024

Trishtuese: 15 vjeçarja vdes nga COVID-19 në ditën që do të vaksinohej

- Advertisement1-

Një ngjarje trishtuese ka ndodhur në Britani.


Një 15-vjeçare, ka ndërruar jetë nga COVID-19, pikërisht në ditën ku do të vaksinohej. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e 15-vjeçares Jorja Halliday për The Guardian.

- Advertisement -

“Ajo ishte aktive, i pëlqente të dilte dhe të kalonte kohë me miqtë e saj”, ka thënë nëna e vajzës.

Ajo tha se Jorja, e cila nuk kishte sëmundje ekzistuese, kishte zhvilluar simptoma të ngjashme me gripin para se të bënte testin PCR ku rezultoi pozitive, duke çuar në izolimin e saj në shtëpinë e tyre.
Jorja kishte problem të ushqehej të dielën dhe të hënën nuk mund të hante fare për shkak të dhimbjes së fytit.

Një mjek i përshkroi antibiotikë, por gjendja e saj u përkeqësua dhe u kontrollua nga një mjek i cili tha se rrahjet e zemrës së saj ishin dyfishi i asaj që duhet të ishte dhe ajo u dërgua në spital.

Rezultatet paraprake nga ekzaminuesi mjekësor i spitalit treguan se Jorja kishte miokardit të COVID-19, inflamacion i zemrës i shkaktuar nga virusi. Halliday shpjegoi se Jorja ishte regjistruar për të marrë vaksinën të martën, por rezultoi pozitive të shtunën e javës së kaluar. Ajo kishte planifikuar ta merrte vaksinën pasi të kishte mbaruar periudha e izolimit, por vdiq në ditën kur kishte rezervuar vaksinën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...