Tringa Ibrahimi nga Mitrovica nderohet me çmimin prestigjioz “Aspiring Teen Award”

- Advertisement -

Tringa Ibrahimi, nga Shupkovci i Mitrovicës, vajza e figurës së njohur mitrovicase Basri Ibrahimi, është shpallur tinejxherja më motivuese në Evropë, duke u nderuar me çmimin prestigjioz “Aspiring Teen Award”.

- paragrafi 1 -

Ky çmim i rëndësishëm ndërkombëtar vlerëson të rinjtë që kanë shënuar arritje të veçanta në fushën e edukimit, lidershipit, angazhimit shoqëror dhe ndikimit pozitiv në komunitet.

- Advertisement -

Me këtë sukses, Tringa ka dëshmuar se përkushtimi, talenti dhe vizioni i qartë janë çelësi për të arritur rezultate të larta, pavarësisht prejardhjes apo vendbanimit.

Arritja e saj përbën një shembull frymëzues për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, duke promovuar vlerat e punës, guximit dhe përkushtimit ndaj qëllimeve të larta shoqërore.