E diel, 23 Shkurt, 2025

​Tri vajza në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë janë përfshirë në një zënkë

- Advertisement1-

Tri vajza të klasës së tetë në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë janë përfshirë në një zënkë. Shkaku i kësaj fjalosje mes vajzash nuk dihet.

Rastin për media e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i shkollës fillore “Pavarësia”, Halil Brahaj i cili tha se për rastin janë njoftuar edhe njësitet policore por edhe prindërit të cilët janë ftuar që nesër të paraqiten në shkollë.

- Advertisement -

Brahaj: Pas përfundimit të ndërrimit të parë diku rreth orës 12:00, tri vajza janë përfshirë në një fjalosje

closevolume_off
“Pas përfundimit të mësimit në shkollën tonë në ndërrimin e parë sepse ne kemi tri ndërrime në shkollë dhe pas përfundimit të ndërrimit të parë diku rreth orës 12:00, tri vajza janë përfshirë në një fjalosje, dy me një siç duket. Ka ardhë njëra nga vajzat e shoqëruar nga shoqja e klasës dhe e ka paraqitur rastin këtu tek ne dhe menjëherë kemi marr masat që mund ti marrim në atë kohë kur mësimi vetëm ka përfunduar….iu kemi bërë thirrje kujdestarëve të vajzave sepse janë vajza të klasëve të teta dhe ju kemi thënë që prindërit ti sjellin në shkollë dhe nesër gjatë paradites do të vijnë prindërit dhe sapo kemi njoftuar prindërit kemi njoftuar edhe policinë e komunitetit”, tha ai.

Brahaj tha se shkaku i kësaj zënke mes nxënësve të klasës së tetë nuk dihet.

Brahaj: I thamë të shkruaj një deklaratë ti shohim deklaratat e të trija vajzave

“Jo njëra vajzë që ishte këtu nuk na tregoi ndonjë arsye të fjalosjes mes tyre i tham të shkruaj një deklaratë ti shohim deklaratat e të trija vajzave dhe pastaj të marrim vendime sipas udhëzimit administrativ”, u shpreh ai.

Zëvendësdrejtori i shkollës fillore “Pavarësia” në kryeqytet tha se në këtë shkollë nuk ndodh shpesh përleshje mes nxënësish përkundër që kanë një numër të madh të nxënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....