E diel, 23 Shkurt, 2025

Tri studente nga Mitrovica po marrin pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve në Finland

- Advertisement1-

Studentet e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Gresa Tahiri, Pranvera Mehmeti dhe Vlera Çerkini, janë duke marrë pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus + në Finlandë.

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare zhvilloi një takim online në Google Meet me këto studente për të diskutuar përvojat e tyre të deritanishme.

- Advertisement -

Studentet treguan se janë përshtatur mirë me jetën në Finlandë dhe se lëndët atje janë sfiduese, por interesante. Ato po bëjnë përparim të mirë akademik si dhe janë angazhuar në disa aktivitete dhe ngjarje jashtë universitetit. Gjithashtu shprehën mirënjohjen e tyre lidhur me mbështetjen e ofruar nga UIBM, por edhe nga Universiteti në Finlandë.

Studentet ua rekomandojnë shumë programin e studimit jashtë vendit studentëve të ardhshëm duke cekur se është një mundësi e jashtëzakonshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...