Tre vëllime me poezi të poetit Ilmi Tahiri do të promovohen me 25 Nëntor në Amerikë

- Advertisement5 -

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të organizojë një ditë kushtuar letërsisë më datë 25 Nëntor 2023 ora 11 Am në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.

- paragrafi 1 -

Në këtë ditë do të promovohen 3 vëllime me poezi të poetit Ilmi Tahiri: “Sytë kah atdheu”, “U ktheva atdhe” dhe “Për ty Kosovë”.

- Advertisement - M1

Ceremonia vazhdon me një ligjëratë kushtuar poetit të mirënjohur Ymer Elshani e titulluar “Historia ime e patreguar” përgatitur nga Teuta Elshani.

Më pas ceremonia përfundon me dhurimin e 20 librave për Federatën Vatra nga patrioti Koçi Tahiri.

400404003 731132019055323 1718636544809466965 n