Tre nxënëset e shkollës “Dardania” marrin mirënjohje nga Komuna e Prishtinës pas suksesit në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

- Advertisement -

Tre nxënëset e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Orgesa, Tuana dhe Ardita – janë nderuar me mirënjohje nga kryetari i Komunës Përparim Rama, dhe drejtori i Arsimit, Samir Shahini, për suksesin e tyre të shkëlqyer në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Nxënësit tanë – krenaria e shkollës!

Me krenari ju njoftojmë se tre nxënëset e shkollës sonë – Orgesa, Tuana dhe Ardita – janë nderuar me mirënjohje nga Kryetari i Komunës z.Rama, dhe drejtori i Arsimit, z. Samir Shahini, për suksesin e tyre të shkëlqyer në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe!

Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe talentin që ato kanë treguar.

- Advertisement -

Urime të përzemërta për nxënëset tona të mrekullueshme.

Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe suksese të reja!