Tre nxënës në një shkollë në Mitrovicë pësuan kontakt me rrymë, dërgohen në emergjencë

- Advertisement -

Tre nxënëses nga shkolla “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, kanë pësuar kontakt me rrymë elektrike, dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

Në njoftimin e shkollës thuhet se pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje

- Advertisement -

“Dëshirojmë të ndajmë me ju një informacion të rëndësishëm lidhur me një incident që ndodhi në shkollën tonë. Tre nxënës të shkollës kishin pësuar një kontakt me rrymën elektrike, por fatmirësisht, ata janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës dhe janë në gjendje stabile, pa pasoja dhe janë në shtëpi.”

“Pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkatuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë.” – thuhet në njoftim.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se shkolla ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin.

- Advertisement -

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më.” – thuhet në përfundim të njoftimit.