Shtatzënia, një nga periudhat me emocionuese dhe sfiduese për gjitha gratë.
Të qenit shtatzënë mund t’ju bëj konfuz ngase do keni nauze dhe ndryshime të humorit shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Në fazat e hershme të shtatzënisë, shumica e grave pësojnë nauze, lodhje apo dhimbje në gjoks. Megjithatë, jo të gjitha gratë do t’i përjetojnë këto simptoma.
Të veçantat e muajit të parë të shtatzënisë janë:
1)Nuk do keni cikël menstrual
Periudhat e humbura janë një nga indikacionet kryesore të shtatzënisë. Sapo një grua konceptohet, trupi i saj ndalon lëshimin e hormoneve progesteronit.
2)Gjoksi juaj mund të jetë i butë
Ky simptomë është mjaft e ngjajshme me simptomat para-menstruale. Areola juaj mund të bëhet më e errët dhe madje mund të vëreni venat në gjoksin tuaj.
3)Lëvizjet e humorit
Për shkak të ndryshimeve të mëdha hormonale që ndodhin në trupin tuaj, ju mund të ndjeni që disponimet tuaja të ndryshojnë shpejt. Një moment mund të ndjeheni të lumtur dhe momenti tjetër mund të thërrasë ndjenjën e dëshpërimit.Këto janë të gjitha simptoma shumë normale të shtatzënisë.