E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Tre muaj nuk dola nga shtëpia”, këngëtarja e njohur rrëfen periudhën e vështirë të jetës

- Advertisement1-

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka bërë një rrëfim të rrallë për “Time To Walk” ku dhe ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj personale.


Ajo ka treguar më me detaje rreth karrierës së saj, duke zbuluar pengesat që ka hasur gjatë profesionit të saj. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se si i ka ardhur frymëzimi për hitin global “Monster”.

- Advertisement -

“Unë isha në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të largohesha. Babai im vinte në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: ‘Le të dalim nga shtëpia’, dhe ai më detyronte të shkoja në një shëtitje me të. Dhe më kujtohet rruga që bënim. Unë jam mirënjohëse për babin tim për shumë gjëra, por e vetmja gjë për të cilën jam gjithmonë falënderuese për të është në atë kohë kur isha në errësirën time dhe motivimin më të ulët, ai thjesht më kapte dorën dhe më ftonte të dilnim bashkë. Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat që janë nën shtrat kur kuptojmë se janë brenda nesh” – nga ky edhe lindi frymëzimi për krijimin e hitit global “The Monster.

Është kaq e pabesueshme se si një situatë e errët mund të çojë në diçka kaq të mrekullueshme dhe kaq të bukur. Asnjëherë nuk e dini se ku do të çojë diçka”, tha Bebe.

Në rrëfimin e saj, artistja tregoi se muzika është terapi e saj.

”E kam shumë të vështirë edhe sot e kësaj dite të komunikoj se si ndihem. Unë kam prirjen të mbaj shumë gjëra në kuti. Dhe është qesharake se si shumë fansa do të vijnë tek unë ose njerëz që dëgjojnë muzikën time dhe më mbështesin dhe do të jetë si: ‘Kjo këngë më ndihmoi të kaloj një ndarje’. Dhe është qesharake sesi terapia ime përfundoi duke u bërë terapi e njerëzve të tjerë. Unë mendoj se kjo është gjëja më interesante”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...