Tri mësimdhënëset e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë përfundojnë trajnimin “Diskriminimi në Bazë të Gjinisë”

- Advertisement -

Shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë ka njoftuar se tre mësimdhënëset e tyre Fatlinda Lajqi, Liridona Mustafa, Gentiana Berisha kanë përfunduar trajnimin “Diskriminimi në Bazë të Gjinisë” të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Zhvillimi profesional konsiderohet si pikë e veçantë prej së cilës mësimdhënësit do të aftësohen në përdorimin e drejtë të reformave në praktikën mësimore.

Mësimdhënëset Fatlinda Lajqi, Liridona Mustafa, Gentiana Berisha të përzgjedhura nga drejtoria e shkollës morën pjesë në organizatën PLAY International Kosovo, për trajnimin “Diskriminimi në Bazë të Gjinisë” të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, që u zhvillua me 19-20 Tetor në Hotelin Brezovica.

Qëllimi i trajnimit ishte të përfshijë sa më shumë informacione dhe mjete për të trajtuar diskriminimin me bazë në gjini, duke nxitur empatinë te fëmijët dhe gjithpërfshirjen në shkollë.

- Advertisement -