Lindja vaginale pas cezarianës (Vaginal Birth after Cesarean – VBAC) i referohet lindjes vaginale të fëmijës pas një lindje cezariane të mëparshme.
Shkalla e lindjes cezariane në Shtetet e Bashkuara është rritur në më shumë se 31 për qind shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo, cilat janë përfitimet e VBAC?
Lindja cezariane përban më shumë rreziqe përtej asaj vaginale.Ndërkohë që, ajo teknikisht është e nevojshme, lindja vaginale duhet të merret parasysh për shumë arsyje.
Përparësistë e VBAC mbi lindjen cezariane përfshijnë:
-Kohë më e shkurtër e rimëkëmbjes;
-Rrezik më i ulët i infektimit dhe komplikimeve të tjera, si placenta previa dhe accreta;
-Më pak rrezik i ndërlikimeve nga operacionet e përsëritura
Meqenëse, përfitimet janë të larta, ekziston edhe një rrezik përgjatë VBAC.
Pas lindjes cezariane do të keni një mbresë në lëkurën tuaj dhe në mitrën tuaj. Në rast se, gjatë VBAC, mitra çahet, atëherë mund të vendosë foshnjën në rrezik për një lindje cezariane të nevojshme.
Ekzistojnë edhe rastet kur VBAC nuk është e rekomandueshme dhe kjo përfshin:
-Kur ju keni pasur një këputje të mëparshme të mitrës;
-Ju keni pasur operacione të mëparshme të mitrës, të tilla si heqja e fibroidit;
-Ju keni pasur një prerje të lartë vertikale të mitrës.