Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është diskutuar në lidhje me temën se si është të sjellësh në jetë fëmijën tënd në jetë nëpërmjet një nëne surrogate.
E ftuar në studio, doktoresha e njohur, Enriketa Kroi ka treguar më shumë në lidhje me këtë proces ku është ndalur dhe tek shumat që një nënë surrogate merr si shpërblim duke mbajtur në bark fëmijën e një çifti.
Enriketa Kroi: Fillimisht kishte një akt noterial që bëhej në prani të një noteri përkundër një shume të caktuar, varionte 30-40 deri në 60 mijë euro. Nëna surrogate binte dakord që të mbante embrionin e çiftit. Ndodhte që pas 9 muajve nëna që e lindte fëmijën afeksionohej me bebin dhe zhdukej.
Tanimë ka një vendim gjykate që në momentin që nëna lind, fëmija merret dhe regjistrohet në emrin e nënës që ka dhuruar vezët.
Në Shqipëri, ne jemi të varfër në këtë legjislacion. Fuksionon fshehtas, vendoset shtazënia brenda mitrës surrogate, në cerifikatë është emri i nënës që e ka lindur dhe pastaj fillon një proces i gjatë birësimi. Në Shqipëri funksionon zakonisht me njerëz të afërt, brenda familjes.
Jemi pro legjislacionit, ne e kemi gati dhe se di pse nuk huazohet nga vendet e botës që e kanë.
Lindita Pano: Është pak problem kur flitet për shumat që u jepen nënave surrogate sepse trajtohet fëmija si objekt.
Enriketa Kroi: Tek e fundit, një punë bën dhe ajo sepse shtatzënia ka komplikacione.
Lindita Pano: Nuk mund ta trajtojmë fëmijën si objekt, si diçka që shitet dhe blihet.