E diel, 23 Shkurt, 2025

TRAJNIM për mësimdhënës: Këto janë kriteret për aplikim

- Advertisement1-
Instituti ATOMI hap thirrjen për aplikim në trajnimin “Identifikimi dhe përkrahja e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente”.
Trajnimi “Identifikimi dhe përkrahja e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente” është Program Themelor i trajnimit për Mësimdhënës/e të Karrierës, me gjithsej 40 orë trajnimi, i aprovuar (akredituar) për herë të parë nga MASHTI, përkatësisht KSHLM (vendimi nr. 002/2018, i datës 23.01.2018) i cili zbatohet nga Instituti ATOMI (ATOMI – Instituti Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme), ndërsa përkrahet financiarisht nga MASHTI.
Grupi i synuar për të cilin është dizajnuar ky trajnim janë të gjithë mësimdhënësit/et e karrierës, të cilët/at janë të kyçur/a në procesin e mësimdhënies në nivelin Fillor dhe të Mesëm të Ulët në Kosovë.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë mësimdhënësit/et në marrëdhënie të rregullt pune në institucione publike të arsimit, specifikisht mësimdhënësit/et që punojnë në nivelin Fillor dhe të Mesëm të Ulët në Kosovë.
Kriteret për aplikim:
– CV;
– Letër motivimi (min. 500 fjalë);
– Dëshmia e angazhimit në punë nga punëdhënësi/ kontrata e punës);
– Të paktën 2 vite përvojë pune në institucione edukativo-arsimore;
– Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
– Të jesh mësimdhënës/e në shkollë që nuk ka staf të trajnuar me këtë program të trajnimit konsiderohet përparësi;
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit/at për pjesëmarrje në këtë program trajnimi mund të aplikojnë deri më datë 05 mars 2023, duke dërguar dokumentet e cekura më lartë (Kriteret për aplikim) në e-mail adresën [email protected].
Për më shumë informacione rreth programit të trajnimit, klikoni në linkun vijues:
Shënim me rëndësi:
Ky trajnim do të ofrohet për gjithsej 40 mësimdhënës/e, 20 të nivelit fillor dhe 20 të nivelit të mesëm të ulët.
Për pyetje të tjera lidhur me trajnimin në fjalë, na shkruani në [email protected].

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....