SBASHK ka njoftuar se më 17 maj në shkollën “Fehmi Agani”, në Klinë nga ora 9:00 do të mbahet trajnimi mbi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Njoftim për Mbajtjen e Trajnimeve në Klinë.
Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut,
Ju informojmë se trajnimi mbi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” do të mbahet më 17 maj 2025 shkollën “Fehmi Agani”, me fillim nga ora 9:00.
Sqarim: Emrat dhe të dhënat e pjesëmarrësve në trajnimet tona i marrim nga kryetarët e sindikatave komunale, të cilët i pranojnë ato nga kryetarët e shoqatave sindikale.
Pjesëmarrësit që kanë munguar një ditë në trajnimet e mëparshme mund të marrin pjesë në këtë trajnim për të zëvendësuar ditën e munguar, duke njoftuar paraprakisht trajnerin përkatës.