E shtunë, 18 Janar, 2025

Tragjike: 10 vjeçarja vdes pasi flokët i bllokohen në piletën e pishinës

- Advertisement1-

Liaise Pegorini Franzen vdiq në spital nga një arrest kardiak prej kohës së gjatë të mbetur nën ujë, kur mbeti e bllokuar në piletën e sistemit të shkarkimit të pishinës.


10-vjeçarja tragjike humbi jetën kur flokët e saj u bllokuan në sistemin e shkarkimit të pishinës së familjes.
Tragjedia ndodhi në shtëpinë e saj në Santa Carina, Brazil më 9 nëntor.

- Advertisement -

Rrjeti vendas G1 tha se anëtarët e familjes kishin dërguar vajzën me nxitim në spitalin e Hospital Sao Cristovao në gjendje arresti kardiak, por doktoret nuk arritën ta risillnin në jetë.

Një hetim është hapur nga policia, të cilët aktualisht po e trajtojnë vdekjen e vajzës si aksidentale.

Fëmija u varros në varrëzën e Xanxere një ditë më vonë në 10 nëntor.

Shkolla e saj ‘Colegio Integracao’ në qytezën e Xanxere, publikoi nëj mesazh në Facebook pas vdekjes: “Ne nuk gjejmë fjalë në këto momente për të shprehur dhimbjen për humbjen të vajzës së vogël të dashur Laise.

“Zoti i ngushëlloftë prindërit e vëllezërit e saj. Ne do të na marrë malli çdo ditë në shkollë. Buzëqeshja e saj magjepste të gjithë. Do të mbetesh në zemrat tona përgjithmonë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...