Tragjedi: Zjarri përfshin spitalin e maternitetit, vdesin 11 foshnja të porsalindura

- Advertisement -

Një tragjedi është shënuar në një maternitet në Senegal, ku 11 foshnja të porsalindura vdiqën për shkak të një zjarri që përfshiu spitalin.

- paragrafi 1 -

Sipas autoriteteve vendase, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, ndërsa përfshiu të gjithë zonën ku ndodheshin foshnjat. Infermieret dhe personeli i spitalit tentoi të shpëtonte foshnjat por pasi sukses pasi flakët u përhapën me shpejtësi.

- Advertisement -

Senegali ka një reputacion të fortë për kujdesin shëndetësor në Afrikën Perëndimore dhe përgjigja e tij Covid-19 është lavdëruar nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ndër të tjera. Megjithatë, vendi është tronditur nga skandalet e fundit të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë një zjarr të mëparshëm në njësinë neonatale të një spitali në Linguere, në Senegalin verior ku vdiqën katër foshnja .

Tre mami gjithashtu shkaktuan zemërim në vend në fillim të këtij muaji, pasi u akuzuan për refuzimin e një gruaje shtatzënë për një prerje cezariane. Gruaja thuhet se ka vdekur më vonë.