Një baba dhe dy nga djemtë e tij kanë vdekur pasi një zjarr në shtëpinë e tyre shpërtheu në mëngjesin e Krishtlindjeve.
Autoritetet thonë se zjarri filloi në shtëpinë e familjes King në orën 1:22 të mëngjesit të së shtunës në Quakertoën, Pennsylvania dhe vrau Eric King dhe dy djemtë e tij të vegjël, Liam dhe Patrick.
Gruaja e Eric Kingut, Kristin dhe djali më i madh i çiftit, Brady, mundën t’i shpëtonin flakëve ndërsa pjesa tjetër e familjes ishte e bllokuar brenda.
Dy anëtarët e mbijetuar të familjes u trajtuan në spital. Nga zjarri humbën jetën edhe dy qentë e familjes.
Zjarri kishte përfshirë shtëpinë kur mbërritën zjarrfikësit dhe flakët nuk u vunë nën kontroll deri në orën 2:34 të mëngjesit.
Zjarri filloi në zonën pranë pemës së Krishtlindjes dhe ndriçimit të saj, por autoritetet thonë se hetimi për shkakun zyrtar është në vazhdim.