Tragjedi në Fier: Fëmija 3-vjeçar vdes në kopsht, dyshohet se u mbyt me xhup

- Advertisement -

Është zbardhur shkaku i vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopështin “privat në Fier.

- paragrafi 1 -

Sipas Abcnews fëmija ka qenë i veshur me xhup. Ai ka shkuar te varësja e rrobave për të marrë çantën dhe kapuçi i xhupit ka ngecur te varësja dhe është mbytur.

- Advertisement -

Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e Kopështit, të cilat e dërguan në spital, por fëmija ka mbërritur i pajetë aty.

Sipas burimeve nga spitali, fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.