E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Tragjedi: Katër fëmijë vdesin nga zjarri

- Advertisement1-

Katër fëmijë nën moshën 5-vjeçare, që besohet se ishin dy grupe binjakësh, kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi në jug të Londrës të enjten.

Viktimat, për të cilat thuhet se kishin lidhje familjare, u tërhoqën nga zjarri, por nuk shpëtuan, pavarësisht përpjekjeve për reanimim në rrugë.

- Advertisement -

Faqja MailOnline ka marrë vesh se fëmijët ishin duke qëndruar vetëm në shtëpi, kur zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes, por nuk dihet nëse ndokush kishte ikur nga zjarri para se të fillonte procesi i shpëtimit.

Fqinjët zemërthyer thanë se fëmijët ishin dy grupe binjakësh. Nuk dihet se si ka nisur zjarri. Policia Metropolitane tha se të afërmit janë njoftuar për rastin dhe se deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Në një video shihet flaka duke dalë nga dera e hyrjes, ndërsa tymi duke dalë nga dritaret.

Një zyrtar i zjarrfikësve tha se zjarri u vu nën kontroll 90 minuta pas arritjes së tyre në vendin e ngjarjes. Policia është duke e hetuar shkaktarin e zjarrit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...