E enjte, 10 Tetor, 2024

TradicionalishtË: Harrojeni ministren Nagavci, ish ministri Bajrami shkruan më keq se nxënës i klasës së II

- Advertisement1-

Duket se Qeveritë e Kosovës prej pas-Pavarësisë e këndej e kanë pasur një ‘kriter’ për përzgjedhjen e ministrit të Arsimit: të jetë sa më i largët me Arsimin. Kjo na dëshmohet nga një koment i ish ministrit Arsim Bajrami.

Ministrja Arbërie Nagavci nuk shquhet për drejtshkrimin e saj. Por, as për arritjet akademike. Ajo u zbulua se e kishte kryer Masterin për 10 vjet, me një notë katastrofale prej 6.4.

- Advertisement -

Por, fatkeqësisht gjërat nuk ishin mirë as në të kaluarën me ministra si Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj, Ramë Buja, Shyqiri Bytyqi etj.

I pari nga të lartpërmendurit e ka bërë një koment në lidhje me shkarkimin e rektorit Naser Sahiti me një drejtshkrim për gjynah.

Për më keq, z. Bajrami e ka ‘edituar’ postimin plot dhjetë herë por megjithatë nuk ia ka dalë t’ia qëllojë fjalëve.

Shihni se sa i pasigurt është ish ministri i Arsimit për mënyrën se si shkruhen fjalët në gjuhën shqipe përmes fotografimit të ekranit si më poshtë:

- Advertisement -rrrrrrr

Bajrami është anëtar i Këshillit Politik të PDK-së, e ku janë mbledhur figura të ndryshme të vjetra të kësaj partie. /Nacionale/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...