Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës është ranguar në mesin e 601 institucioneve më të mira në botë në fushën e edukimit sipas rangimit nga “Times Higher Education” (Arsimi i Lartë sipas Times) për vitin 2025.
Kurse, vetë Universiteti i Prishtinës, ashtu si vitin e kaluar, është renditur në pozitën 1500+.
UP ka vlerësuar se në renditjen e vitit 2025 në “Times Higher Education” ka shënuar ngritjen më të madhe prej 66 për qind në fushën e cilësisë së kërkimit shkencor në raport me vitin 2024.
Në rangimin e “Times Higher Education” për vitin 2025, në vendin e parë është Universiteti i Oxfordit, të dytin Instituti i Teknologjisë Massachusetts dhe të tretin Universiteti i Harvardit.