E diel, 24 Nëntor, 2024

‘Tik Tok’ armiku i fëmijëve, çfarë mund të bëjnë prindërit për t’i mbrojtur

- Advertisement1-

‘Tik Tok’ u kthye shumë shpejt në një nga aplikacionet më të suksesshëm, sidomos gjatë karantinës, kur bota u izolua dhe realizimi i videove u kthye në një formë argëtimi. Por e keni idenë me çfarë rreziku ju përball ky aplikacion?


Si fillim duhet theksuar se 30% e përdoruesve të ‘Tik Tok’, janë nën 18 vjeç dhe kjo shifër është e frikshme, pasi kontrolli dhe termat e sigurisë lënë shumë për të dëshiruar. Aplikacioni funksionon duke hapur një llogari në të cilën personi që e zotëron poston video me gjatësi 15-60 sekonda, të cilat bëhen virale ose jo, nëse janë të arritshme nga kushdo.

- Advertisement -

Ajo që prindërit ndonjëherë harrojnë është fakti që përdorimi i këtij aplikacioni i hap rrugën edhe pedofilëve apo personave që abuzojnë me fëmijët, të cilët mund të përfitojnë nga videot e publikuara. Por ky nuk është rreziku i vetëm. Në ‘Tik Tok’, përtej argëtimit zhvillohen sfida të ndryshme të cilat jo shpesh kanë rrezikur jetën e përdoruesve të çdo moshe. Për më tepër, fëmijët kanë tendencën të bëhen të varur ndaj aplikacionit dhe të zhvillojnë sjellje agresive vetëm prej tij.

Prindërit duhet patjetër të marrin kontrollin e përdorimit të aplikacionit nëse fëmija i tyre zotëron një të tillë dhe është nën moshë. Gjithashtu sugjerohet që profilet të jenë privatë që të mos aksesohen nga çdokush. Flisni me fëmijët dhe mësojuni të respektojnë një limit kohor të caktuar për përdorimin e telefonit dhe veçanërisht të këtij aplikacioni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...