E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Ti nuk je”, poezi nga Erin Hansen që duhet lexuar përditë, për t’i kujtuar vetes çfarë je dhe çfarë nuk je

- Advertisement1-

“Ti nuk je”, është një poezi fantastike e shkruar nga Erin Hansen.

Futet në grupin e atyre poezive që të bëjnë të reflektosh gjatë për atë çfarë je dhe çfarë nuk je.

- Advertisement -

Sipas autorit, ne nuk jemi aq sa tregon mosha jonë, apo masa e trupit tonë, por jemi librat që kemi lexuar, apo ëmbësia e buzëqeshjes sonë.

Është një poezi që duhet lexuar përditë për t’u motivuar e për t’i kujtuar vetes se çfarë jemi realisht.

“Ti nuk je”
Ti nuk je sa vitet e tua,
As sa masa që vesh.
Nuk je pesha jote,
Ngjyra e flokëve të tu.
Nuk je emri yt,
Apo gropëzat në mollëzat e tua.

Je gjithë librat që ke lexuar,
Dhe gjithë fjalët që thua.
Je zëri yt i përgjumur në mëngjes,
Dhe buzëqeshjet që kërkon t’i fshehësh.

Je ëmbëlsia e qeshjes tënde,
Dhe çdo lot i derdhur.
Je këngët e bërtitura aq fort,
Kur e dije se ishe krejt vetëm.

Je edhe vendet ku ke qenë,
Dhe ai i vetmi që vërtet e quan shtëpi.
Je gjithçka në të cilën beson,
Dhe je njerëzit që do.
Je fotot e dhomës tënde,
Dhe e ardhmja që vetë pikturon.

- Advertisement -rrrrrrr

Je bërë prej kaq shumë bukurie,
Po mbase gjithë këtë s’e vë dot re.
Qëkurse ke vendosur të jesh,
Gjithçka tjetër veç asaj që je.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...